Ndërlidhjet

Orban: Hungaria mund të rrisë ndikimin në politikat evropiane


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e vlerësoi lart konfirmimin e kandidatit hungarez si komisionar për Zgjerim dhe Fqinjësisë së Bashkimit Evropian.

Oliver Varhelyi, 47 vjeç, e mori dritën jeshile këtë javë nga deputetët e Parlamentit Evropian.

Orban e përshkroi këtë si "suksesin më të madh diplomatik" në një dekadë.

Duke e cilësuar pozitën e Varhelyit si "portofolin më të rëndësishëm evropian në pesë vjetët e ardhshëm", Orban tha se ai do të mbulojë çështje të rëndësishme, si: migrimin përmes vendeve të Ballkanit, lidhjet me Ukrainën dhe sigurinë energjetike në Kaukaz dhe Azerbajxhan.

Hungarezët tani "mund të rrisin ndikimin e tyre në politikat evropiane", tha Orban.

Varhelyi ka qenë kandidati i dytë nga Hungaria që është propozuar për komisionar evropian.

I pari, Laszlo Troscanyi, është refuzuar nga Parlamenti Evropian për shkak të konflikteve të interesit.

Në total, Parlamenti Evropian ka refuzuar tre kandidatë: nga Hungaria, Rumania dhe Franca.

Kjo ka qenë edhe arsyeja përse përbërja e re e Komisionit Evropian nuk e ka nisur punën më 1 nëntor, ashtu siç ka qenë e planifikuar fillimisht.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG