Ndërlidhjet

Ish-kryetari i Nju Jorkut shpall kandidaturën për president të SHBA-së


Ish-kryetari i Nju Jorkut, Michael Bloomberg

Miliarderi dhe ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg ka njoftuar se do të garojë për president të Shteteve të Bashkuara.

Bloomberg sot zyrtarisht hyri në garë për president nga radhët e Partisë Demokrate.

“Po garoj për president për të mposhtur Donald Trumpin dhe për të rindërtuar Amerikën. Ne nuk mund të lejojmë veprimet e pamatura dhe joetike të presidentit Trump të ndodhin edhe në katër vjetët e ardhshme”, tha ai përmes një deklarate.

Bloomberg, 77 vjeç, në muajin mars kishte deklaruar se ai nuk do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 2020.

Nënpresdienti amerikan Joe Biden po kryeson sondazhet në mesin e demokratëve të cilët po garojnë për zgjedhjet presidenciale, pasuar nga kryebashkiaku i South Bend, Pete Buttigieg, senatorja Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.

Bloomberg ka kundërshtuar planet e senatores Warren për të rritur taksat ndaj të pasurve dhe për programet që ka paraqitur për kujdesin shëndetësor, por edhe për shkollimin falas.

XS
SM
MD
LG