Ndërlidhjet

Përqendrimet e gazrave serrë thyejnë sërish rekord


Ilustrim.

Përqendrimet atmosferike të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë serrë kanë prekur nivelet më të larta më 2018.

Organizata Botërore Meteorologjike (OBM) ka thënë se rritja e këtyre niveleve është përtej rritjes mesatare të regjistruar në dekadën e fundit.

Sipas të gjeturave të reja të raportit të OBM-së, nga viti 1990 është vërejtur një rritje prej 43 për qind e ngrohjes së klimës për shkak të gazrave serrë.

Në këtë raport janë analizuar përqendrimet e gazrave që nxisin ngrohjen në atmosferë dhe jo vetëm emetimet.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Ambientin do të raportojë javën e ardhshme në një konferencë ndërkombëtare për çështje të klimës në Madrid, rreth hapësirës në mes të veprimeve që kanë marrë shtetet për të ulur nivelet e karbonit dhe asaj që duhet bërë për të mbajtur temperaturat në shifrat e shënjestruara në kuadër të Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Në të dhënat preliminare të një studimi që është prezantuar në një samit në muajin shtator, është thënë se emetimet kanë vazhduar të rriten gjatë vitit 2018.

Në konferencën që do të mbahet në Madrid do të marrin pjesë pothuajse 200 shtete.

XS
SM
MD
LG