Ndërlidhjet

Arrestohet në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar


Ilustrim.

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar.

Në një komunikatë dërguar mediave, Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë se ky arrestim është realizuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar e përkrahur dhe e mbështetur nga njësitet relevante policore.

“Personi i dyshuar tanimë i arrestuar Z. K. (1974) me shtetësi bullgare, ishte i kërkuar nga shteti i Bullgarisë dhe i Belgjikës, me dyshimet se i njëjti është përfshirë në veprat penale huliganizëm dhe krim i organizuar”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Zyrtarët policorë po ashtu kanë thënë se veprimet e ardhshme do të merren në koordinim me prokurorinë.

XS
SM
MD
LG