Ndërlidhjet

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti


Foto ilustrim.

Të mërkurën, Shqipëria është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euromediterane (EMSC), tërmeti ka qenë me fuqi 5.3 shkallë të Rihterit.

Tërmeti është ndjerë edhe në vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.

Gjatë 48 orëve të fundit rajoni i Ballkanit është goditur nga tërmete të fuqishme.

Në Shqipëri të paktën 27 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë të plagosur pas dridhjeve të tokës që ndodhën mëngjesin e së martës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.

Të martën një tërmet i fuqishëm goditi edhe Bosnje dhe Hercegovinën.

Ndërkaq, të mërkurën në mëngjes, një tërmet prej 6 shkallësh të Richterit, goditi ishullin grek të Kretës.

XS
SM
MD
LG