Ndërlidhjet

Gërmimet për varrezë masive në Prishtinë vazhdojnë më 29 nëntor


Ilustrim.

Autoritetet përgjegjëse në Kosovë i kanë ndërprerë gërmimet për një varrezë të dyshuar masive në kompleksin e Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina".

Kushtrim Gara nga Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, tha për Radion Evropa e Lirë, se gërmimet në këtë pjesë do të vazhdojnë të premtën (29 nëntor).

Policia e Kosovës - njësia për krime lufte - bashkë me Prokurorinë dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, edhe gjatë ditës se dytë të gërmimeve, nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore.

Gërmimet në këtë lokacion po bëhen, pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë se aty mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Nga kjo luftë ende mbeten të zhdukur edhe rreth 1,600 persona

XS
SM
MD
LG