Ndërlidhjet

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri


Pamje nga Thumana.

Qindra persona kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit që ka goditur të martën Shqipërinë, duke lënë të paktën 40 persona të vdekur dhe mbi 650 të plagosur.

Ekipet e shpëtimit nga më shumë se 10 shtete u janë bashkuar ekipeve lokale më 27 nëntor, për të kërkuar personat që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti me magnitudë, 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada, ka goditur Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Shumica e viktimave janë shkaktuar në qytetin e Durrësit dhe qytezën Thumanë.

Përveç tërmetit të madh së të martës dhe lëkundjeve të tjera, një ditë më parë është raportuar për një tjetër tërmet prej 5.3 shkallësh të Rihterit.

Kryqi i Kuq në Shqipëri ka thënë se rreth 2,500 persona janë zhvendosur.

Si pasojë e kësaj situate, në këtë shtet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

XS
SM
MD
LG