Ndërlidhjet

Merr detyrën shefi i ri i ANEB-it


Rafael Grossi

Diplomati argjentinas, Rafael Grossi, u betua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Vendet anëtare të agjencisë me seli në Vjenë e miratuan emërimin e Grossit për një mandat katërvjeçar.

Grossi, 58 vjeç, do të nisë punën nga 3 dhjetori dhe do të pasojë Yukiya Amanon, i cili vdiq gjatë mandatit të tij të tretë, në korrik.

ANEB-i, në veçanti, ka për detyrë mbikëqyrjen e zbatimit të një marrëveshjeje bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, e cila ka nisur të lëkundet kohëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara, vitin e kaluar, janë tërhequr nga kjo marrëveshje, e cila i ka dhënë Iranit qasje në tregtinë botërore, në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.

Që atëherë, SHBA-ja ka vendosur edhe një varg sanksionesh ekonomike kundër Iranit.

Në ndërkohë, Irani i ka ndërprerë disa angazhime, të parapara me marrëveshje.

Gjatë fjalimit të tij të hënën, Grossi tha se agjencia "jep kontribut unik në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke verifikuar që materialet bërthamore nuk iu shmangen qëllimeve paqësore".

Bota "është më e sigurt për shkak të përkushtimit dhe vigjilencës së inspektorëve tanë", tha Grossi.

Lexoni edhe këto:

XS
SM
MD
LG