Ndërlidhjet

Dëmtohen varrezat hebreje në Francë


Varrezat e dëmtuara hebreje

Më shumë se 100 varreza hebreje janë gjetur të dëmtuara me simbole naziste në afërsi të Strasburgut në Francë.

“Kjo është një tronditje”, tha Maurice Dahan, përfaqësues i komuniteti hebrej në rajonin Bas-Rhin.

Autoritetet lokale thanë se po hetojnë incidentin.

Rreth 20 kilometra nga ky vend, janë gjetur edhe mbishkrime kundër hebrenjëve.

Ky rajon i Francës është përballur me vandalizëm racist në të kaluarën. Rasti më i rëndë ishte dëmtimi i 96 varrezave hebreje në muajin shkurt, incident ky që ngjalli reagime ndërkombëtare për rritjen e numrit të sulmeve anti-semite.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës në vendgjarje ishte zotuar se do të mposht gjuhën e urrejtjes. Ai kishte deklaruar se do të shtohen masat për edukimin kundër racizmit në shkollat e Francës.

Numri i rasteve të sulmeve kundër hebrenjëve është rritur për 74 për qind gjatë vitit 2018 krahasuar me një vit më herët. Kjo, ka alarmuar autoritetet e Francës, vend ky i cili është shtëpi e komuniteteve më të mëdhaja hebreje dhe myslimane në Evropë, raporton AFP.

XS
SM
MD
LG