Ndërlidhjet

Koreja e Veriut pretendon se ka kryer një “provë të rëndësishme” bërthamore


Fotografi nga arkivi.

Koreja e Veriut thotë se ka kryer “një provë shumë të rëndësishëm” në një vend të testimit të raketave me rreze të gjatë veprimi, që zyrtarët e Shteteve të Bashkuara më herët kanë thënë se është çmontuar pjesërisht, si pjesë e bisedimeve për denuklearizimin që Koreja e Veriut ka zhvilluar me SHBA-në.

Njoftimi i 8 dhjetorit vjen vetëm një ditë pasi zyrtarët e Koresë së Veriut thanë se tema e denuklearizimit të Gadishullit Korean është hequr nga agjenda e bisedimeve me Shtetet e Bashkaura.

Koreja e Veriut po kërkon nga Uashingtoni që të heqë sanksionet ekonomike ndaj Phenianit, para se të vazhdohet tutje me denuklearizimin. Por, Shtetet e Bashkuara thonë se çmontimi i vendeve ku kryhen prova bërthamore, duhet të ndodhë së pari.

Agjencia Koreane e lajmeve tha se prova është kryer më 7 dhjetor në vendin për lasimin e satelitëve në Sohae, në Tongchang-ri, që gjendet në perëndim të Koresë së Veriut.

Pasi Pheniani nisi bisedimet bërthamore më 2018, Uashingtoni dhe Seuli thanë se Koreja e Veriut ka çmontuar disa pjesë të ndërtesës në Tongchang-ri, por raportet e fundit të inteligjencës sugjerojnë se Koreja e Veriut është duke rindërtuar këtë fabrikë.

XS
SM
MD
LG