Ndërlidhjet

Liderët e BE-së diskutojnë zotimet për neutralitet klimatik


Pjesëtarë të asociacioneve për klimën duke protestuar në Bruksel, foto nga arkivi.
Pjesëtarë të asociacioneve për klimën duke protestuar në Bruksel, foto nga arkivi.

Liderët e Bashkimit Evropian janë takuar në Bruksel në kohën kur atyre po u kërkohet të tregojnë gatishmëri që deri më 2050, BE-ja të ketë klimë neutrale.

Disa shtete të Evropës Lindore dëshirojnë që t’iu sigurohen garanci financiare, para se të arrijnë pajtueshmëri përmes së cilave bllokut evropian i duhet të ndalë plotësisht emetimet e gazrave serrë.

Ursula von der Leyen, udhëheqësja e re e BE-së, e ka vënë këtë çështje në krye të planit të saj “Marrëveshja e Gjelbër”.

Ky dokument parasheh ndarjen e miliarda eurove në buxhetin e bllokut evropian për mospërdorim të lëndëve djegëse.

Plani parasheh ndarje të fondeve nga Banka Evropiane për Investime duke mbështetur shtetet si Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria, të cilat janë të varura nga industria e thëngjillit.

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë para samitit se ai dëshiron që liderët e BE-së të zotohen se blloku evropian do të kthehet në vend me klimë neutrale deri më 2050.

Një situatë e tillë, sipas tij do të ishte “sinjal i fuqishëm për të ardhmen e Evropës”.

Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin, ka thënë se gjeneratat e reja presin nga BE-ja të veprojë më shpejt.

XS
SM
MD
LG