Ndërlidhjet

Amnesty International dënon arrestimet pas protestave në Iran


Flamuri iranian, ilustrim.
Flamuri iranian, ilustrim.

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International ka thënë se autoritetet iraniane janë duke vazhduar “fushatën brutale të shtypjes”, pas protestave të muajit të kaluar, në të cilat kanë mbetur të vdekur të paktën 304 persona.

Përmes një deklarate të publikuar më 16 dhjetor, organizata për të drejtat e njeriut me bazë në Londër ka thënë se autoritetet janë duke shtypur protestat duke “arrestuar protestues, gazetarë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe studentë, duke ua ndaluar të folurit për situatën në Iran.

“Dëshmitë e personave atje tregojnë se gati menjëherë pasi autoritetet iraniane kanë masakruar qindra pjesëmarrës të protestave, ata kanë nisur fushatë për shtypje të shkallës së gjerë”, ka thënë drejtori i kësaj organizate për Lindje të Mesme dhe Afrikën Veriore, Philip Luther.

Protestat në Iran kanë nisur në muajin nëntor, pasi qeveria ka njoftuar për rritje të çmimit të naftës, si pasojë e sanksioneve amerikane.

Qeveria ka thënë se rritja e çmimeve do të ndikojë në mbledhjen e 2.55 miliardë dollarëve në vit si subvencione për 18 milionë familje që kanë të ardhura të ulëta.

Amnesty International ka citur disa “burime të pavrura” të kenë thënë se një muaj pas protestave “forcat e sigurisë vazhdojnë të kryjnë bastisje në gjithë shtetin dhe të arrestojnë persona në shtëpi apo vendet e tyre të punës”.

Autoritetet iraniane kanë hedhur poshtë të dhënat e kësaj organizate duke i konsideruar “gënjeshtra”.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë informacione që tregojnë se të paktën 12 persona janë në mesin e të vrarëve.

XS
SM
MD
LG