Ndërlidhjet

Shqiptohen dënimet për zjarrin në Bukuresht që la dhjetëra të vdekur


Në përkujtim të zjarrit vdekjeprurës në klubin Colectiv në Bukuresht...

Një gjykatë në Rumani ua shqiptoi dënimet 13 personave për zjarrin në një klub nate në Bukuresht, ku mbeten të vdekur 65 njerëz.

Incidenti i vitit 2015 më pas shkaktoi protesta masive.

Gjykata Komunale e Bukureshtit i dënoi të hënën tre pronarët e klubit Colectiv me nga 11 vjet e tetë muaj burgim, për shkak të mungesës së sigurisë së mjaftueshme në lokal.

Klubi u përfshi nga flakët më 30 tetor të vitit 2015, gjatë një shfaqjeje që përfshinte edhe fishekzjarre.

Gjykata dënoi edhe tre persona nga kompania që e furnizoi klubin me fishekzjarre.

Ata u dënuan me burgim nga 10 deri në 12 vjet.

Një zyrtar i qytetit të Bukureshtit dhe inspektorë të zjarrit, që kanë thënë se klubi është i sigurt vetëm pak ditë para zjarrit, u dënuan po ashtu.

Numri i madh i viktimave dhe neglizhenca zyrtare nxitën protesta masive kundër korrupsionit në Rumani, të cilat çuan më pas në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Victor Ponta.

XS
SM
MD
LG