Ndërlidhjet

Të dyshuarit për vrasjen e policit malazez i kërkon edhe policia e Shqipërisë


Policia e Malit të Zi - fotografi ilustruese

Drejtoria e policisë malazeze tha se ka identifikuar personin, i cili dyshohet se vrau të dielën oficerin e policisë, Millutin Llekoviq, në Igalllo të Malit të Zi.

Policia tha se ka identifikuar edhe dy persona që kanë qenë me autorin e dyshuar të krimit.

Të tre ata u dërguan në paraburgim në Mal të Zi.

Sipas policisë, të njëjtit janë shtetas të Shqipërisë, të cilët ky vend i kërkon nga viti 2018 për veprat penale: vrasje me dashje, vrasje në tentativë, kërcënime dhe mbajtje të paligjshme të armëve dhe municioneve.

Policia po ashtu sqaroi se Llekoviq, të dielën në Igallo, ka hasur në këta tre persona, pa dokumente identifikimi, por që kanë thënë se janë nga Kosova.

Duke i dërguar në stacion policor, njëri prej tyre, nga ulësja e pasme e makinës së policisë ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar Llekoviqin.

Polici ka vdekur në spitalin në Risan.

Më pas, tre shtetasit e Shqipërisë kanë bërë përpjekje të kalonin kufirin me Kroacinë, ku edhe janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG