Ndërlidhjet

I dërguari amerikan në Ukrainë largohet pas dëshmive në hetimet rreth Trumpit


Diplomati amerikan në Ukrainë, William Taylor.
Diplomati amerikan në Ukrainë, William Taylor.

Diplomati amerikan në Ukrainë, William Taylor, do të largohet nga pozita që ka muajin e ardhshëm pas një mandati të shkurtër, të përcjellë nga hetimet për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një shkresë të nisur të përditshmes, The New York Times, përmes postës elektronike, Taylor ka thënë se do të largohet nga pozita që ka në muajin janar, sepse mandati i mveshur përkohësisht në Ukrainë në muajin qershor, do të skadojë në janar.

Administrata e Trumpit do të “nominojë një ambasador me mandat të plotë shumë shpejt”, ka thënë ai, pa dhënë detaje.

Më herët, mediat kanë cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Taylor, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kievit, do të largohet nga pozita që ka në fund të muajit, apo në fillim të janarit.

Sipas agjencisë së lajmeve, The Associated Press, ai do të zëvendësohet nga zëvendësja e tij aktuale, Kristina Kvien.

Dëshmia e Taylorit para Komitetit për Inteligjencë të Dhomës së Përfaqësuesve muajin e kaluar, ka ndihmuar në krijimin e rastit kundër Trumpit, i cili akuzohet se i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për të hetuar kundërshtarin e tij politik, Joe Biden, duke ndalur ndihmën ushtarake për këtë shtet.

Diplomati e ka konsideruar “çmenduri”, mbajtjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën, e cila i duhet për të luftuar forcat e mbështetura nga Rusia në provincat lindore.

Taylor është dërguar në Ukrainë, pasi Departamenti amerikan i Shtetit pati dërguar ftesë të papritur për ambasadoren, Marie Yovanovitch në muajin maj.

Ai më parë ka shërbyer si ambasador amerikan në Ukrainë në periudhën 2006-2009.

XS
SM
MD
LG