Ndërlidhjet

Kryeministri në shkuarje i Libanit nuk garon më për këtë pozitë


Kryeministri në shkuarje i Libanit, Saad al-Hariri.

Kryeministri në shkuarje i Libanit, Saad al-Hariri ka thënë të mërkurën se nuk do të jetë kandidat për kryeministër të qeverisë së re, duke krijuar paqartësi se kush do të qëndrojë në krye të kabinetit për të luftuar krizën më të rëndë ekonomike prej luftës 1975-90.

Hariri, kryeministër në shkuarje, i ka bërë këto deklarata në prag të konsultimeve zyrtare për shpallje të kryeministrit të ri, pozitë që është rezervuar për një sunit, në shtetin që drejtohet nga liderë sektesh fetare.

“Unë ju njoftoj se nuk do të jem kandidat për të formuar qeverinë e ardhshme”, ka thënë Hariri në një deklaratë.

“Do të jem pjesë e konsultimeve nesër, në mënyrë që të mos ketë vonesa për asnjë arsye”, ka thënë ai.

Hariri nuk ka treguar se kë do ta nominojë për pozitën që ka pasur vetë ai.

Ai ka dhënë dorëheqje më 29 tetor, pas protestave që janë mbajtur kundër elitës politike, e cila është akuzuar për një fushatë të gjerë të korrupsionit në nivel shtetëror.

XS
SM
MD
LG