Ndërlidhjet

Vajza e aktivistit të burgosur Ilham Tohti pranon Çmimin Sakharov


Ilham Tohti.

Vazja e Ilham Tohtit, mbrojtësit të të drejtave të ujgurëve të Kinës, ka pranuar çmimin më të madh të Bashkimit Evropian në emrin e babait të saj.

Tohti aktualisht është duke vuajtur dënimin me burgim jetësor për akuza të lidhura me separatizmin.

Jewher Ilham ka pranuar Çmimin Sakharov të mërkurën për Liri të Mendimit, që ka shpërblyer babain e tij, në një ceremoni që është mbajtur në qytetin francez, Strasburg.

Ajo ka pranuar këtë çmim nga Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili ka thënë se Tohti, që ka qenë në burg nga viti 2014, “ka arritur t’iu japë zë ujgurëve”.

Ilham ka thënë se “nuk ka liri për ujgurët në Kinë”, e cila po përballet me kritika në botë për shkak të veprimeve të saj në Ksinjiang.

Rreth 1 milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë besohet se janë ndaluar në këtë rajon.

Pekini ka thënë se këto kampe kanë për qëllim riedukimin dhe trajnimin, mirëpo aktivistët i konsiderojnë ato si kampe masive të ndalimit.

Zyrtarët kinezë kanë thënë se janë duke tentuar të luftojnë ekstremizmin në Ksinjiang pas “lutjeve absurde” të ekstremistëve islamistë, të cilët kanë kthyer njerëzit në “djaj vrasës”.

Çmimi Sakharov, që ka vlerën e 50,000 eurove, është emëruar sipas fizikantit sovjetik dhe disidentit, Andrei Sakharov.

Ky çmim ka filluar të ndahet më 1988 nga Parlamenti Evropian për të nderuar individë dhe organizata që mbrojnë të drejta të njeriut dhe liri tjera themelore.

Vitin e kaluar këtë çmim e ka fituar regjisori ukrainas, Oleg Sentsov.

Sentsov është liruar nga autoritetet ruse më herët gjatë këtij viti, në kuadër të një shkëmbimi të të burgosurve me Ukrainën.

XS
SM
MD
LG