Ndërlidhjet

Trump dhe Abe bisedojnë për Iranin


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Foto nga arkivi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bisedoi në telefon me kryeministrin japonez, Shinzo Abe lidhur me Iranin, Korenë e Veriut dhe tregtinë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere nuk ka ndonjë detaj lidhur me bisedën e dy udhëheqësve për Iranin.

Agjencia e lajmeve, Kyodo tha se biseda ndërmjet presidentit Trump dhe kryeministrit Abe ka zgjatur një orë e pesëmbëdhjetë minuta.

Abe u ka thënë gazetarëve se biseda është zhvilluar me kërkesën e Trumpit. Ky diskutim ndërmjet dy liderëve më 21 dhjetor, vjen në ditën kur presidenti i Iranit, Hassan Rohani përfundoi vizitën dyditore në Japoni, ku ai kërkoi ndihmën e Tokios për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Japonia është aleate kyçe e SHBA-së në Azi, por gjithashtu ka raporte të mira diplomatike dhe ekonomike me Iranin. Në të kaluarën, kryeministri japonez Abe, ka tentuar që të luajë rolin e ndërmjetësuesit, për të përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Iran.

Tensionet ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur, pasi vitin e kaluar, Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore. Që atëherë, SHBA-ja ka rivendosur sanksionet ekonomike ndaj Iranit.

XS
SM
MD
LG