Ndërlidhjet

Rusia kryen stërvitje për të garantuar "integritetin" e internetit


Ilustrim.

Rusia ka kryer ato që i ka cilësuar stërvitje për të garantuar sigurinë e infrastrukturës së saj të internetit, në kuadër të masave që aktivistët thonë se kanë për qëllim të rrisin censurën.

I ashtuquajturi, Ligji i “Internetit sovran”, që është miratuar nga ligjvënësit dhe është nënshkruar në ligj nga presidenti rus, Vladimir Putin më herët gjatë këtij viti, u kërkon ofruesve të shërbimeve të internetit që të instalojnë pajisje që mund të realizojnë trafikun nëpër pika që janë të kontrolluara nga shteti.

Ai po ashtu kërkon edhe krjimin e një sistemi të ri rus për kërkime.

Mbështetësit e këtij ligji kanë thënë se ky dokument do të bëjë segmentin rus të internetit, të njohur si Runet, më të pavarur.

Ata argumentojnë se ky ligj nevojitet për të ruajtur Rusinë kundër sulmeve potenciale kibernetike.

Mirëpo kritikët kanë paralajmëruar se ligj do të rezultojë me rritje të censurës në internet dhe do të lejojë shkallë më të lartë të vëzhgimit nga agjencitë ruse të inteligjencës.

Ministria ruse e Komunikimeve ka thënë më 23 dhjetor se stërvitjet kanë për qëllim të sigurojnë “integritetin” e internetit.

XS
SM
MD
LG