Ndërlidhjet

Irani kufizon qasjen në internet në prag të protestave eventuale


Flamuri i Iranit.
Flamuri i Iranit.

Irani ka bllokuar shërbimet e internetit në disa provinca më 25 dhjetor, një ditë para protestave eventuale në këtë shtet.

Kjo ndalje e shërbimeve është udhëruar nga “autoritetet e sigurisë”, ka thënë agjencia iraniane e lajmeve, ILNA, duke cituar një burim në ministrinë e Komunikimeve dhe Teknologjisë Informative.

Sipas burimeve, shërbimet e internetit janë ndalur në provincat: Alborz, Kurdestan, dhe Zanjan, në qendër si dhe perëndim të Iranit.

“Bazuar në këtë burim, është e mundshme që më shumë provinca janë të prekura nga ndalja e lidhjes ndërkombëtare”, ka thënë agjencia e lajmeve.

Ky lajm vjen pas postimeve në rrjetet sociale të disa personave që u kanë vdekur familjarët në muajin nëntor, për shkak të protestave për rritjen e çmimeve të naftës.

Organizata ndërkombëtare, Amnesty International, ka thënë se 304 persona janë vrarë në protestat e muajit të kaluar.

Zyrtarët iranianë kanë fajësuar këto protesta si të lidhura me “armiqtë": Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe Arabinë Sauditë, që sipas tyre kanë organizuar marshet.

XS
SM
MD
LG