Ndërlidhjet

Policia malazeze ndalon marshin opozitar për projektligjin rreth pronave të kishës


Në Podgoricë protestohet kundër projektligjit për pronat e kishës
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

Policia malazeze ka bllokuar të enjten qendrën e Podgoricës për të parandaluar protestat nga opozita pro-serbe kundër një ligji të propozuar për pronat dhe komunitetet fetare.

Dhjetëra zyrtarë policorë kanë vënë kufizime nga metali në kryeqytetin e Malit të Zi, teksa parlamenti ka nisur debatin për këtë projektligj.

Policia ka thënë se ata kanë ndaluar një marsh opozitar sepse nuk është njoftuar për të në kohë të duhur. Në pamundësi për të marshuar jashtë parlamentit, qindra persona janë mbledhur para kishës.

Projektligji përcakton që komunitet fetare duhet të prezantojnë të dhënat për pronësinë e pronave të tyre prej para vitit 1918, kur Mali i Zi i është bashkuar Mbretërisë Jugosllave, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Kisha Ortodokse Sebe ka thënë se ligji do t’i pamundësojë kësaj Kishe të zotërojë pronat që ka, duke përfshirë manastirët dhe kishat.

Qeveria në anën tjetër ka mohuar këtë pretendim.

Përmes një deklarate, Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi ka bërë thirrje për qetësi dhe ka thënë se do të ankohet në organizata ndërkombëtare për shkak të asaj që ka quajtuar “kërcënim brutal të lirive fetare në Malin e Zi”.

Popullsia e Malit të Zi përbëhet prej rreth 620,000 personave dhe shumica prej tyre i përkasin fesë ortodokse, derisa kisha e tyre kryesore është Kisha Ortodokse Serbe.

Një Kishë Ortodokse Malazeze nuk pranohet nga kishat ortodokse të krishtera.

XS
SM
MD
LG