Ndërlidhjet

Trump dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një takimi në muajin qershor të vitit 2019.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë një takimi në muajin qershor të vitit 2019.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin diskutuan për një bashkëpunim mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit dhe për potencialin që ekziston, sa i përket kontrollit të armëve, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti rus i telefonoi homologut amerikan për ta falënderuar lidhur me ndihmën të cilën Shtetet e Bashkuara i ofruan Rusisë, në parandalimin e një sulmi të mundshëm terrorist në Rusi", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Hogan Gidley.

Rusia njoftoi të dielën, se falë ndihmës së SHBA-së, kishte parandaluar sulmin terrorist në Shën Petersburg.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi janë tensionuar për shkak të aneksimit të dhunshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, pikëpamjeve të ndryshme për luftën në Siri, ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet në SHBA e të tjera.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë tërhequr po ashtu nga një marrëveshje për kontrollin e armëve bërthamore.

XS
SM
MD
LG