Ndërlidhjet

Papa bën thirrje për dialog pas rritjes së tensioneve në mes SHBA-së dhe Iranit


Papa Françesku, foto nga arkivi.
Papa Françesku, foto nga arkivi.

Papa Françesku bëri sot thirrje për dialog dhe vetëpërmbajtje. Këto komente të Ati të Shenjtë vijnë vetëm dy ditë pas vrasjes së një gjenerali iranian nga Shtetet e Bashkuara.

Duke folur sot në Vatikan, Papa nuk përmendi Iranin, por foli për rritjen e tensioneve, që sipas tij, po prek shumë vende të botës.

“I bëj thirrje të gjitha palëve që ta mbajnë të ndezur flakën e dialogut dhe vetëpërmbajtjes dhe të largojnë hijen e armiqësisë”, tha Papa.

“Vetëm lufta sjell vdekje dhe shkatërrim”, shtoi ai.

Më 3 janar, përmes një sulmi ajror, Shtetet e Bashkuara vranë gjeneralin e forcave elite iraniane, Quds, Qasem Soleimani. Irani është zotuar se do të hakmerret për këtë vrasje.

XS
SM
MD
LG