Ndërlidhjet

Së paku 12 migrantë humbën jetën pas fundosjes së varkës në Greqi


Foto nga arkivi

Së paku 12 persona kanë humbur jetën pas fundosjes së një varke në një ishull në perëndim të Greqisë të shtunën, njoftuan autoritetet greke, ndërkaq 21 persona arritën të shpëtohen.

Sipas autoriteteve, kishte pasur disa sinjale se varka ishte duke u fundosur dhe raportohet se në të ishin 50 persona.

Greqia ka shënuar numrin më të madh të migrantëve që nga viti 2015, kur më shumë se një million persona kishin kaluar nëpër Greqi, duke ikur nga vatrat e luftës në Lindjen e Mesme dhe vendet tjera. Kampet e strehimit të migrantëve raportohet se ende janë të stërmbushura.

Rreth 74,500 migrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Greqi më 2019, shumica nga ta përmes detit, kishte raportuar Agjencia e Refugjatëve në Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG