Ndërlidhjet

Tërmet në veri të Kosovës


Ilustrim

Një tërmet prej 3.8 shkallësh të Richterit goditi të hënën veriun e Kosovës.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në Zubin Potok, në afërsi të Mitrovicës, saktësisht në Liqenin e Ujmanit.

”Në orën 17:32, territori i Kosovës, më saktësisht Zubin Potoku - Liqeni i Ujmanit - është goditur nga një tërmet me një shkallë të Richterit 3.8. Thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra. Për momentin nuk kemi ndonjë të dhënë për dëme, pasi që është i intensitetit të ulët”, tha Mustafa.

Në fund të nëntorit, Shqipëria është goditur nga një tërmet shkatërrues, dridhjet e të cilit janë ndjerë edhe në Kosovë.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG