Ndërlidhjet

Talibanët vrasin gjashtë anëtarë të një familjeje afgane


Afganistan
Afganistan

Talibanët vranë gjashtë anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë një foshnje, në një fshat në veri të Afganistanit, thanë zyrtarë të këtij vendi.

Talibanët e mohuan përgjegjësinë, duke thënë se sulmi ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje personale.

Megjithatë, zyrtarët afganë thanë se familja është dënuar me vdekje nga talibanët dhe më pas ekzekutuar.

Nëna e foshnjës dhe motra binjake i mbijetuan sulmit, por të dyja këmbët e fëmijës duhet të amputohen, tha zëdhënësi i guvernatorit të provincës Farjab, Jawed Bedar.

Forcat afgane të sigurisë shkuan në fshat për të ndihmuar të mbijetuarit.

Bedar tha se talibanët qëlluan në drejtim të tyre dhe se tre militantë u vranë në betejën me armë.

Talibanët tani kontrollojnë rreth gjysmën e Afganistanit.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG