Ndërlidhjet

Bota duhet të përgatitet për pasojat e ndryshimit të klimës, thotë UNHCR-ja


Ilustrim.
Ilustrim.

Ndryshimet e klimës do të shkaktojnë zhvendosjen e miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre, dhe bota duhet të përgatitet për këtë situatë, thotë Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR).

Kreu i kësaj agjencie, Filippo Grandi, tha se Kombet e Bashkuara gjatë kësaj jave vendosën, që personat të cilët ikin nga vendi i tyre, për shkak të ndryshimeve të klimës, meritonin mbrojtje ndërkombëtare.

Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Kombeve të Bashkuara e mori këtë vendim të hënën, në lidhje me shtetasin e Kiribatit, Ioane Teitiota, i cili ngriti një çështje kundër Zelandës së Re, pasi autoritetet mohuan kërkesën e tij për azil.

"Aktvendimi thotë nëse keni një kërcënim të menjëhershëm për jetën tuaj, për shkak të ndryshimit të klimës, për shkak të urgjencës së klimës, dhe nëse kaloni kufirin dhe shkoni në një vend tjetër, nuk duhet të dëboheni, sepse do të rrezikonit jetën tuaj, ashtu si në një luftë apo në një situatë persekutimi", tha Grandi për Reuters.

"Ne duhet të jemi të përgatitur për një numër të madh njerëzish që lëvizin kundër vullnetit të tyre", tha ai.

Rreziqet potenciale përfshijnë zjarret, sikurse ato në Australi, rritja e niveleve të detit që prekin ishuj me sipërfaqe të ulëta, shkatërrimin e të lashtave dhe bagëtive në Afrikën nën-Sahariane dhe përmbytjet në të gjithë botën.

Për më shumë se 70 vite UNHCR-ja, ka punuar për të ndihmuar ata që ikin nga vendet më të varfra, si rezultat i konfliktit.

XS
SM
MD
LG