Ndërlidhjet

Ligjvënësit rusë u japin mbështetje reformave të Putinit


Duma ruse, 23 janar, 2020.
Duma ruse, 23 janar, 2020.

Ligjvënësit rusë miratuan në mënyrë unanime, në lexim të parë, ligjin për reforma kushtetuese, të propozuar nga presidenti Vladimir Putin.

Të 432 ligjvënësit e pranishëm në Dumën Shtetërore votuan në favor të ligjit.

"Kjo është një shenjë e fuqishme e unitetit", tha kryetari i Dumës, Vyacheslav Volodin, pas votimit.

Ai njoftoi se leximi i dytë pritet të mbahet më 11 shkurt.

Ligji do të kalojë edhe në lexim të tretë, por, meqë parlamenti dominohet nga ligjvënës besnikë të Kremlinit, ai nuk ka gjasa të refuzohet.

Pasi të miratohet në Dumë, ligji kalon në Këshillin e Federatës dhe pastaj nënshkruhet nga Putini.

Njoftimi i Putinit për reforma, gjatë një fjalimi drejtuar kombit më 15 janar, është pasuar me dorëheqjen e shpejtë të qeverisë së Dmitry Medvedevit dhe me emërimin e kryeministrit dhe kabinetit të ri.

Zhvillimet e shpejta kanë bërë që vëzhguesit të thonë se Putin mund të jetë duke përgatitur terrenin për të mbajtur pushtetin edhe pas përfundimit të mandatit të tij aktual, më 2024.

Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999.

Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar.

Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit.

Lexoni edhe këtë:

XS
SM
MD
LG