Ndërlidhjet

Tifozët e përkushtuar të futbollit përjetojnë nivele të rrezikshme stresi


Tifoze braziliane të futbollit

Tifozët e përkushtuar të futbollit përjetojnë nivele të larta të stresit fizik teksa shikojnë ekipin e tyre, saqë ato mund t'iu shkaktojnë probleme në zemër.

Studimi i Oksfordit testoi pështymën e tifozëve brazilianë gjatë humbjes së tyre historike kundrejt Gjermanisë, në Kampionatin Botëror të Futbollit më 2014.

Aty u gjet se nivelet e hormonit kortizol u rriten befas dhe me shpejtësi të madhe.

Kjo mund të jetë e rrezikshme, pasi kortizoli i ngritur rrit presionin e gjakut dhe e bën zemrën të rrahë shpejt, thonë studiuesit.

"Tifozët që janë të lidhur ngushtë me ekipin e tyre - domethënë, ndjejnë se janë një me të - përjetojnë stresin më të madh fiziologjik kur shikojnë një ndeshje", tha Martha Newson, hulumtuese në Qendrën për Studime dhe Kohezion Social në Oksford.

Kortizoli i ngritur gjithashtu mund t'iu japë njerëzve ndjenjën se jeta e tyre është në rrezik.

Në ndeshjen e vitit 2014, Gjermania e ka mundur Brazilin me rezultat 7:1.

XS
SM
MD
LG