Një person vrau gjashtë anëtarë të familjes së tij - përfshirë prindërit - në qytetin Rot am Ze të Gjermanisë, bëri të ditur policia.
I dyshuari, 26 vjeç, thirri shërbimet e emergjencës në kohën e drekës, të premten, për t'iu thënë se ka qëlluar disa njerëz në një restorant.
I dyshuari, i cili kishte leje për armë, u arrestua derisa priti policinë para ndërtesës.
Trupat e tre burrave dhe tri grave u gjetën prenda restorantit.
Viktimat janë të moshës midis 36 dhe 69 vjeç.
Dy të afërm të tjerë të të dyshuarit u plagosën - njëri nga ta në gjendje kritike.
Policia tha se i dyshuari ka kërcënuar edhe dy fëmijë të familjes.
Të shtënat besohet se lidhen me një mosmarrëveshje familjare.
Policia i bëri thirrje publikut që të mos spekulojë në lidhje me motivet e sulmit.
Rot am Ze është një qytet i vogël me rreth 5,000 banorë.