Ndërlidhjet

Institucionet e Kosovës shprehin gatishmëri për të ndihmuar Turqinë pas tërmetit


Ekipet e shpëtimit në Elazig të Turqisë
Ekipet e shpëtimit në Elazig të Turqisë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur keqardhje për viktimat e termetit në qytetin Elazig të Turqisë, ku mbetën të vdekur së paku 22 persona dhe 1,031 të plagosur.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi theksoi se “Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme dhe bashkëndjenë dhimbjen me popullin e Turqisë”.

Edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjarët e viktimave të tërmetit, si dhe ka theksuar që “institucionet e Kosovës janë të gatshme për ndihmat e nevojshme humanitare përfshirë edhe njësitë operacionale të FSK-së”.

Të premten, tërmeti me fuqi prej 6.8 shkallësh të Richterit pati epiqendrën në qytetin Sivrice në provincën Elazig.

Ai bëri që ndërtesat të shemben dhe njerëzit të dalin në rrugë.

Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar operacionin për viktima tjera të mundshme.

XS
SM
MD
LG