Ndërlidhjet

Trump thotë se SHBA-ja nuk do të tërheq sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Shtetet e Bashkuara nuk do të tërheqin sanksionet ndaj Iranit në këmbim të negociatave, tha presidenti Donald Trump përmes një postimi në Twitter të shtunën.

“Ministri i Jashtëm iranian tha se do të negocionin me Shtetet e Bashkuara, por fillimisht duhet të heqen sanksionet.. Jo faleminderit”, tha Trump.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, iu është përgjigjur të dielën presidentit Trump përmes një postimi në Twitter, ku tha se Irani është ende i hapur për bisedime nëse Amerika tërhiqet nga sanksionet.

“@realdonaldtrump (Donald Trump) është më mirë të fokusojë komentet për politikën e jashtme në fakte sesa në titujt e @FoxNews dhe përkthyesit e tij të gjuhës Farsi”, tha Zarif.

Tensionet midis Iranit dhe SHBA-së janë ngritur edhe më shumë pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në një sulm ajror në Bagdad nga SHBA-ja dhe sulmit ajror të Iranit në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Por, tensionet kanë filluar të ngriten nga viti 2018, kur Trump u tërhoq nga pakti bërthamor i fuqive botërore dhe rivendosi sanksionet ndaj eksporteve të Iranit.

XS
SM
MD
LG