Ndërlidhjet

Një aeroplan pasagjerësh rrëzohet në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Një aeroplan pasagjerësh me dhjetëra njerëz në bord u rrëzua në provincën Ghazni të Afganistanit, thanë zyrtarët.

Raporte të konfirmuara për fatin e pasagjerëve nuk ka.

Duke u thirrur në informacionet fillestare, guvernatori i provincës, Wahidullah Kalimzai, i tha Radios Evropa e Lirë se aeroplani i përkiste kompanisë kombëtare ajrore Ariana Airlines dhe se në të gjendeshin rreth 83 persona.

Në një postim në Facebook, kompania shtetërore mohoi se avioni i saj është rrëzuar.

"Një avion është rrëzuar, por ai nuk i përket kompanisë Ariana, sepse dy fluturimet e menaxhuara nga Ariana sot, nga Herati në Kabul dhe nga Herati në Delhi, janë kryer me sukses", tha po ashtu drejtori i përkohshëm i Ariana-s, Mirwais Mirzakwal, për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kalimzai tha se aeroplani u rrëzua në rrethin Deh Jak - një zonë e kontrolluar nga talibanët në jugperëndim të Kabulit.

XS
SM
MD
LG