Ndërlidhjet

Borrell promovon projektin e BE-së për renovimin e TC “Kosova B”


Josep Borrell.
Josep Borrell.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka promovuar projektin e BE-së me një fond prej 76 milionë euro për rinovimin e Termocentralit "Kosova B".

Ai tha se Kosova ka nevojë ajër të pastër, pasi që siç u shpreh ai "çështja e shëndetit është shumë e rëndësishëm për ne dhe gjeneratat që vijnë".

"Dua të paralajmëroj se ky projekt është pjesë e një përpjekeje të madhe sa i takon energjisë se ripërtritshme dhe kursimit të energjisë. Nuk do të thotë se e ardhmja e energjisë do të bazohet në qymyr, mirëpo ne kemi ketë termocentral të qymyrit dhe duhet të punoj në pajtim me praktikat e parametrat me të mirë dhe të mos e rrezikoj shëndetin e qytetareve", tha Borrell.

Edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se duhet të punohet më shumë për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, dhe se sipas saj, për këtë arsye BE-ja është angazhuar për këtë projekt.

Kurse, drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës [KEK] thanë se investimet e Bashkimit Evropian kanë arritur të eliminojnë disa prej ndotësve kryesorë, derisa mbështetja e fundit për ndërrimin e elektro - filtrave dhe reduktimin e pluhurit do të jetë jetike për Kosovën dhe sektorin e energjisë.

Termocentralet e Kosovës vazhdojnë të jenë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, është thënë në një raport të publikuar në fund të vitit të kaluar nga grupi i Organizatave Joqeveritare Mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore, “Bankëatch Netëork”.

Në raportin e publikuar nga kjo organizatë thuhet se pesë vendet e Ballkanit Perëndimor: Serbia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje e Hercegovina nuk kanë përmbushur standardet e Bashkimit Evropian për emetimet industriale.

Emetimet totale të dyoksidit të squfurit (SO2) nga këto pesë vende që synojnë integrimin në BE, në vitin 2018 ishin gjashtë herë më të larta se sa tavani për të cilin ishin zotuar.

Në rastin e Kosovës, e cila e siguron energjinë përmes thëngjillit, termocentrali Kosova B konsiderohet ndër ndotësit më të mëdhenj, ndonëse aty përmendet edhe termocentrali Kosova A, po ashtu.

XS
SM
MD
LG