Ndërlidhjet

Borrell pritet ta vizitojë Iranin


Josep Borrell.

Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell pritet që më 3 shkurt të qëndrojë në Teheran, ka njoftuar Ministria e Jashtme iraniane.

Borrell pritet të takohet me ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zariv dhe me zyrtarë të tjerë iranian.

Kjo vizitë e Borrellit po shihet si përpjekja e fundit e BE-së për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, që është arritur ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në maj të vitit 2018, e tërhoqi Uashingtonin nga kjo marrëveshje dhe rivendosi sanksione ndaj Iranit.

Pesë nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes – Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia – janë zotuar se do ta mbajnë gjallë këtë marrëveshje.

Teherani, në anën tjetër, gradualisht është tërhequr nga zotimet e kësaj marrëveshjeje.

XS
SM
MD
LG