Ndërlidhjet

Kazakistani evakuon 83 shtetas nga Kina


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Kazakistani thotë se ka evakuuar 83 shtetas nga qyteti Vuhan i Kinës, që konsiderohet epiqendër e koronavirusit të ri.

Në Kinë, mbi 300 persona kanë humbur jetën nga virusi i ri, teksa shumë shtete, nga frika e përhapjes së këtij virusi kanë vendosur kufizime të udhëtimit për kinezët, por edhe u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre që të shmangin udhëtimet drejtë Kinës.

Qeveria e Kazakistanit njoftoi sot se 80 nga 83 shtetasit kazak, që janë evakuuar nga Kina janë studentë.

Në deklaratën e qeverisë thuhet se edhe një numër i kirgizëve, bjellorusëve dhe armenëve janë transportuar me aeroplanin e njëjtë me të cilin janë evakuuar shtetasit kazak.

Personat e evakuuar pritet që të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.

Ministria e Shëndetësisë në Kazakistan tha më 31 janar se 41 persona në vend ishin testuar për të parë nëse janë të prekur nga koronavirusi.

XS
SM
MD
LG