Ndërlidhjet

Gjokoviq triumfon në Australian Open


Tenisti Novak Gjokoviq.

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka mbrojtur titullin në turneun Australian Open, duke mposhtur në finale tenistin austriak, Dominic Thiem.

Gjokoviq fitoi titullin e tetë pasi mposhti Thiem në pesë sete.

Gjokoviq – që aktualisht është tenisti i dytë në botë – mposhti në gjysmëfinale më 30 janar, tenistin zviceran, Roger Federer.

Me triumfin në Australian Open, Gjokoviq ka 17 trofe në kuadër të turneve Grand Slam – vetëm tri më pak se Federer, i cili mban rekordin për më së shumti trofe Grand Slam në kategorinë e meshkujve.

Në kategorinë e femrave, Sofia Kenin mposhti në finale Gabrine Muguruzam fuke fituar titullin e parë Grand Slam.

XS
SM
MD
LG