Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë amerikanë në një sulm të brendshëm në Afganistan


Ilustrim

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një luftim në provincën Nangarhar të Afganistanit. Ushtria amerikane ka deklaruar se dyshohet që sulmin e kreu një person me uniform të ushtrisë afgane.

Koloneli Sonny Legget, zëdhënës i forcave amerikane në Afganistan, tha në një njoftim se janë ende në fazën e hetimeve të shkaktarëve të këtij sulmi.

Shah Mahmood Miakhel, kryetar i provincës Nangarhar, më herët kishte thënë se të paktën tre ughstarë afganë janë vrarë nga i njëjti person me uniform të Ushtrisë Kombëtare afgane (ANA).

Ai shtoi se i dyshuari është vrarë dhe se ende nuk dihen motivet e sulmit.

Gazeta amerikane New York Times, më 8 shkurt, duke cituar zyrtarë të ushtrisë amerikane, tha se të paktën gjashtë ushtarë amerikanë janë viktima të një sulmi dhe se ka pasur viktima.

Forcat talibane dhe të Shtetit Islamik operojnë në lindje të Nangarharit. Rreth 14,000 trupa amerikanë janë të vendosura në Afganistan si pjesë e misionit të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja.

XS
SM
MD
LG