Ndërlidhjet

Burgoset militanti i akuzuar për sulmet në Mumbai


Hafiz Muhammad Saeed.

Një gjykatë në Pakistan ka dënur me 11 vjet burgim personin që dyshohet se ka organizuar sulmet e përgjakshme të vitit 2008 në qytetin indian, Mumbai.

Gjykata kundër-terrorizmit në Lahore ka ndëshkuar Hafiz Saeedin edhe me 194,000 dollarë më 12 shkurt.

I pandehuri tjetër, Malik Zafar Iqbal, një nga ndihmësit e ngushtë të Saeedit, është dënuar ngjashëm.

Saeed ishte arrestuar në muajin korrik të vitit të kaluar dhe ishte akuzuar për mbledhje të fondeve për organizata të ndaluara.

Ai kishte thënë se ishte i pafajshëm.

Saeed është themelues i grupit militant, Lashkar-e-Taiba (LeT), grup militant, i cili është fajësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe India për rrethimin e Mumbait, si pasojë e të cilit kanë vdekur 160 persona, përfshirë shtetas amerikanë.

Uashingtoni i ka bërë presion Pakistanit që ta dënojë Saeedin, i cili është shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar shpërblim prej 10 milionë dollarëve në këmbim të informacioneve për Saeed-in, që është ndaluar dhe liruar vazhdimisht nga burgu në 10 vjetët e ardhshëm.

Dënimi i tij ndodh në kohën kur Pakistani përballet me rrezikun e përfshirjes në listën e zezë të një vëzhguesi financiar botëror, për shkak të dështimit në të luftuarit e terrorizmit.

XS
SM
MD
LG