Ndërlidhjet

Zarif: Irani i gatshëm të respektojë marrëveshjen bërthamore nëse Evropa na ndihmon


Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif. Fotografi nga arkivi.
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif. Fotografi nga arkivi.

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif tha se Teherani është i gatshëm të respektojë plotësisht marrëveshjen bërthamore të arritur më 2015, nëse Evropa duhet të ofrojë përfitime “domethënëse” ekonomike.

Duke folur në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih më 14 shkurt, Zarif tha se “ne jemi të gatshëm të ngadalsojmë” masat që Irani ka ndërmarrë për t’u tërhequr nga marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore.

Britania, Franca dhe Gjermania – që po ashtu janë nënshkruese të kësaj marrëveshjeje – po mundohen që të shpëtojnë këtë marrëveshje, që prej se presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi shtetin e tij nga ky pakt në maj të vitit 2018 dhe rivendosi sanksione ekonomike ndaj Teheranit.

Trump ka argumentuar se Teherani nuk i është përmbajtur marrëveshjes dhe ka vazhduar që të financojë aktivitetet ekstremiste në rajon.

Teherani ka thënë se më nuk konsideron se duhet t’i përmbahet kushteve të kësaj marrëveshjeje edhe pse presidenti iranian, Hassan Rogani ka thënë se shteti i tij është i gatshëm të rikthehet “angazhimeve” të marrëveshjes, nëse palët e tjera u përmbahen po ashtu angazhimeve të tyre.

Irani ka kërkuar që fuqitë evropiane të ofrojnë ndihmë ekonomike për të lehtësuar dëmet ekonomike të shkaktuara nga sanksionet amerikane.

Nënshkruese të marrëveshjes bërthamore janë edhe Rusia dhe Kina.

XS
SM
MD
LG