Ndërlidhjet

Incident me thikë në Londër, arrestohet i dyshuari


Zyrtarë policorë në Londër.

Një burrë është arrestuar nën dyshimet për tentim-vrasje pas një incidenti me thikë brenda një xhamie në Londër.

Viktima, që është në 70-at, është gjetur me shumë plagë në kohën kur kanë arritur shërbimet e emergjencës në xhaminë qendrore të kryeqytetit britanik.

Ai është dërguar në spital dhe deri më tani gjendje e tij nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë autoritetet kanë thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast.

Dëshmitarët kanë thënë nëpër rrjetet sociale se viktima është qëlluar në qafë.

Miqdaad Versi, nga Këshilli i Myslimanëve të Britanisë, ka thënë që besimtarët i kanë treguar që sulmi ka ndodhur gjatë përgatitjeve që janë bërë për lutjet e së premtes.

“Kjo çfarë ka ndodhur është shumë shqetësuese… marrë parasysh edhe sulmet që kanë ndodhur në vendet tjera kundër myslimanëve”, ka shtuar mes tjerash ai.

XS
SM
MD
LG