Ndërlidhjet

Pesë njerëz të vrarë nga të shtënat në Uiskonsin të SHBA-së


SHBA - foto arkivi

Pesë njerëz u vranë nga të shtënat në Milluoki të shtetit amerikan, Uiskonsin.

Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar vdiq nga "plagët e vetëshkaktuara".

Sulmuesi u identifikua si banor i qytetit Milluoki, 51 vjeç, ndërsa motivet e aktit të tij mbeten të paqarta.

Incidenti nodhi në kampusin e kompanisë së birrës, Molson Coors.

Kryetari i Milluokit, Tom Barrett, tha se "ishte një ditë tragjike për qytetin".

Ai e përshkroi incidentin si një "akt të tmerrshëm".

Shefi i policisë në Milluoki, Alfonso Morales, tha se të pesë viktimat kanë qenë punëtorë të fabrikës së birrës.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu "ngushëllimet e tij më të thella për viktimat dhe familjet".

Ai tha se sulmuesi ishte një "vrasës i lig".

XS
SM
MD
LG