Ndërlidhjet

Shefja e OKB-së për të Drejta të Njeriut kritikon politikat e Trumpit për migrim


Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet.

Shefja e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Michelle Bachelet ka thënë të enjten se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka rrezikuar shëndetin publik dhe të drejtat e njeriut me politikat që ka zbatuar për ambientin dhe migrimin.

Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ish-presidentja e Kilit ka kritikuar vendimet e Uashingtonit për të përmbysur disa rregulla për mbrojtje të ambientit.

“Ndotësit e patrajtuar mund vendosin në rrezik ekosistemet, ujin e pijshëm dhe shëndetin e njeriut. Standardet më të ulëta për emetime të naftës dhe zvogëlimi i numrit të rregulloreve në industrinë e naftës dhe gazit mund të dëmtojnë njerëzit po ashtu”, ka thënë Bachelet.

Trump ka përmbysur disa rregullore për mbrojtje të pronave pubike duke përfshirë hapësirat në zonën Bears Ears në Urah, çka mund t’iu lejojë kompanive të nisin punime në këto rajone.

Sa u përket politikave amerikane për migrim, Bachelet ka thënë:

“Zvogëlimi i numrit të personave që tentojnë të hyjnë në këtë shtet nuk duhet të bëhet në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare të azilit. Situata e fëmijëve në zonat e ndalimit është shqetësuese”.

Nga janari i vitit 2019, administrata e Trumpit ka zbatuar praktikë për kthimin e migrantëve nga Amerika Qendrore për në Meskikë.

Zvogëlimi i numrit të migrantëve është njëherësh një prej pikave më të rëndësishme në fushatën e tij për të fituar edhe një mandat si president.

XS
SM
MD
LG