Ndërlidhjet

Sllovakët votojnë në zgjedhjet parlamentare


Bratislavë. shkurt, 2020.

Sllovakët po votojnë në zgjedhjet parlamentare. Këto janë zgjedhjet e para që prej vrasjes së gazetarit Jan Kuciak, që çuan në protesta të mëdha kundër korrupsionit.

Vendvotimet janë hapur në orën 7:00 dhe pritet të mbyllen në orën 22:00.

Koalicioni tripartiakësh i kryeministrit Peter Pellegrini me gjasë do ta humbë shumicën, kanë sugjeruar sondazhet e kryera para nisjes së votimeve.

Sondazhet e kryera para zgjedhjeve kanë sugjeruar një rritje të lëvizjes anti-korrupsion Njerëzit e Zakonshëm (OLANO).

Mbi katër milionë qytetarë në Sllovaki kanë të drejtë të zgjedhin parlamentin e ri, Këshillin Komëbtar, duke zgjedhur nga 25 parti apo grupacione që garojnë në këto zgjedhje.

Rezultatet e zgjedhjeve pritet të publikohen më 1 mars.

Gazetari Kuciak dhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova, që të dy 27 vjeç, u vranë jashtë shtëpisë së tyre në Bratislavë në shkurt të vitit 2018. Vrasja e dyfishtë shkaktoi protesta masive që çuan në dorëheqjen e Roberto Ficos nga posti i kryeministrit.

Kuciak kishte raportuar për lidhjet korruptive ndërmjet politikës dhe biznesit.

XS
SM
MD
LG