Ndërlidhjet

Italia mbyll shkollat dhe universitetet për shkak të koronavirusit


Pamje nga qyteti Milano në Itali.

Italia ka konfirmuar se do të mbyllë të gjitha shkollat nga dita e enjte për 10 ditë, teksa synon të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

Të gjitha shkollat dhe universitetet do të mbyllen deri më 15 mars, kanë thënë zyrtarët.

Deri më tani, 107 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, duke shënuar situatën më të rëndë me këtë sëmundje në Evropë.

Qeveria ka vendosur për mbylljen e shkollave dhe universiteteve në rajonet më të prekura në veri të Italisë 10 ditë më parë, derisa ka futur në karantinë disa qyteza.

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

Në gjithë botën është thënë se 92,000 persona janë sëmurë nga ky virus, ndërkohë që 3,100 kanë vdekur nga i njëjti.

Numri më i madh i viktimave ëshë shënuar në Kinë, ku edhe ka shpërthyer virusi për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Koronavirusi i ri përcillet me koll të thatë, temperaturë dhe probleme me frymëmarrje.

Në analizën e parë që është bërë me më shumë se 44,000 raste nga Kina, shkalla e vdekshmërisë ka qenë dhjetë herë më e lartë te personat e moshuar, në krahasim me ata të moshës së mesme.

XS
SM
MD
LG