Ndërlidhjet

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas


Thirrje për barazi e drejtësi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:28 0:00

Thirrje për barazi e drejtësi në Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Të dielën po shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas përmes marsheve dhe aktiviteteve të shumta që bëjnë thirrje për barazi dhe fuqizim të gruas, kudo në botë.

Në Prishtinë është mbajtur marshi tradicional “Marshojmë S’festojmë” nën organizimin e Rrjetit të Gruas, që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për të drejtat e grave, barazisë gjinore, shoqërore dhe ekonomike.

Me thirrjet “Po du me punu pa më ngacmu”, “S’du lule por du kontratë”, një numër i grave kanë marshuar nëpër qendër të kryeqytetit, në mesin e të cilave u bashkangjitën edhe liderë institucionalë.

"Vetëm 13.7 për qind të grave janë të punësuara në tregun e punës në Kosovë, edhe kur janë të punësuara, gratë vazhdojnë të mbajnë pozita më të ulëta, të paguhen më pak për punë të njejtë krahasuar me burrat, të ngacmohen seksualisht dhe diskriminohen, të ngacmohen seksualisht dhe diskriminohen, dhe përjashtohen nga puna për shkak të politikave të dobëta institucionale, që nuk i mbrojnë të drejtat fundamentale të grave", tha Xhejrane Loka, përfaqësuese e marshit.

Edhe amabasada amerikane në Prishtinë, ka shpërndarë një fotografi të grave deputete të legjislaturës së re në Parlamentin e Kosovës në krye me kryeparlamentaren Vjosa Osmani, duke theksuar se Kosova ka shumë gra që po punojnë për të bërë ndryshimin.

Shkalla e grave të punësuara në Kosovë mbetet më e ulët se e burrave. Përderisa shkalla e papunësisë te burrat, në vitin 2019 ishte 22.8 për qind, më e ulët se në vitin 2018, shkalla e papunësisë te gratë ishte 32.7 për qind, shifër më e lartë se në vitin 2018.

Gratë në Kosovë vazhdojnë të përballen edhe me sfidat e kontesteve pronësore, si dhe dhunës në familje.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, ishte raportuar për 785 raste të dhunës në familje ku 620 nga to, viktima kanë qenë gra.

XS
SM
MD
LG