Ndërlidhjet

Arrestohet në Hungari shtetasi serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë


Policia hungareze

Një gjykatë në Budapest të Hungarisë lëshoi një urdhër ndalimi 40-ditor për ekstradim, ndaj një shtetasi serb.

Ekstradimi i tij është kërkuar nga autoritetet e Kosovës, me dyshimin e përfshirjes në krime lufte ndaj civilëve në Kosovë më 1999, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Ai dyshohet se në qershor të atij viti, në fshatin Videjë të Klinës e ka goditur me pushkë automatike, një grua e cila ishte në muajin e 8 të shtatëzanisë, dhe më pas e ka përdhunuar.

"I dyshuari nuk ra dakord për një procedurë të thjeshtuar të ekstradimit, kjo është arsyeja pse Gjykata do të vendosë për kërkesën e ekstradimit pasi të marrë të gjithë kërkesën e ekstradimit. Deri sa të arrijnë dokumentet, të dyshuarit i është dhënë një urdhër i ndalimi prej dyzet ditësh", tha gjykata e Budapestit.

XS
SM
MD
LG