Ndërlidhjet

Rusi: Këshilli i Federatës miraton projektligjin për ndryshime kushtetuese


Flamuri rus, ilustrim.
Flamuri rus, ilustrim.

Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë, apo siç njihet, Këshilli i Federatës, ka miratuar projektligjin për ndryshime kushtetuese, që i lejon presidentit të këtij shteti, Vladimir Putin të garojë për një mandat të pestë presidencial më 2024.

Një total prej 160 deputetëve në parlament, ka votuar për miratim të projektligjit, tre persona kanë abstenuar dhe askush nuk ka votuar kundër.

Ky miratim ka ardhur disa orë pasi Duma shtetërore, apo Dhoma e Ulët e parlamentit ka miratuar këtë projektligj në leximin përfundimtar.

Kryetari i Dumas, Vyacheslav Volodin u ka thënë gazetarëve më herët se nga Putini dhe ekipi i tij i veçantë janë propozuar 390 ndryshime.

Një nga ndryshimet e miratuara nga Duma Shtetërore i kthen në zero mandatet e kaluara presidenciale të Putinit, duke i dhënë mundësi atij që të garojë për një tjetër mandat.

Ky vendim rrit mundësinë për qëndrim të Putinit në pushtet deri më 2036, nëse ai fiton më 2024 dhe më pas garon sërish për rizgjedhje.

Ndryshimet kushtetuese duhet të miratohen nga Gjykata Kushtetuese, mirëpo do të konsiderohen ligjërisht të miratuara nëse shumica e popullsisë mbështet ato.

Një referendum për këtë çështje është organizuar në Rusi më 22 prill.

XS
SM
MD
LG