Ndërlidhjet

Komuna e Prishtinës prezanton masa parandaluese ndaj koronavirusit


Ilustrim.

Komuna e Prishtinës ka pezulluar lejet për organizimet publike me më shumë se 50 persona, si masë parandaluese ndaj koronavirusit të ri.

Aktualisht në Kosovë asnjë person nuk është raportuar të jetë prekur me këtë sëmundje.

Kryetari i kryeqytetit të Kosovës, Shpend Ahmeti, ka thënë se prej nesër punëtorët e komunës do të pajisjen me maska, doreza dhe dezinfektues, përderisa edhe shkollat e çerdhet do të furnizohen me material higjienik shtesë.

Megjithatë, në një postim në rrjetin social, Facebook, ia ka bërë thirrje që të mos ketë panik, por vetëm kujdes.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i evitojnë udhëtimet jashtë Kosovës, sidomos në vendet që janë të prekura nga koronavirusi i ri.

Mirëpo zyrtarë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë thënë se fluturimet janë duke u realizuar sipas planit, dhe se ata nuk kanë vërejtur zvogëlim të numrit të udhëtarëve.

“Nuk kemi pasur rënie të numrit të udhëtarëve, po ashtu nuk kemi vërejtur zvogëlim të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Gjithsesi ne kemi ekipet shtesë të koordinuara me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike që ju bëjnë kontrolle udhëtarëve të dyshuar me koronavirus’’, ka thënë zëdhënësja e këtij aeroporti, Valentina Gara.

Aktualisht Mali i Zi është vendi i vetëm fqinj i Kosovës që nuk është prekur nga ky virus.

Në gjithë botën nga ky virus janë infektuar 121,061 persona, 4,368 kanë vdekur, ndërkohë që rreth 66,000 janë shëruar.

Koronavirusi i ri përcillet me temperaturë, koll të thatë dhe probleme me frymëmarrje.

Çfarë duhet të dini për koronavirusin e ri?
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

XS
SM
MD
LG