Ndërlidhjet

Konfirmohet rasti i tretë me koronavirus në Kosovë


Prishtinë, 14 mars, 2020.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, konfirmoi të shtunën se numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në tre.

Të premten u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë.

“Sapo janë identifikuar rastet e para me koronavirusin, qeveria ka marrë masa të reja. Sot, në këtë konferencë, me keqardhje ju njoftoj për një rast të ri. Bëhet fjalë për një të afërm të pacientit nga Stublla e Vitisë që u konfirmua dje me Covid-19”, tha Vitia.

Dy pacientët e konfirmuar të premten, janë një 77 vjeç dhe një 20 vjeçe, ndërsa i treti është 39 vjeç.

Ministri Vitia bëri thirrje që qytetarët të respektojnë rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse.

Naser Ramadani, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, tha se gjendja e të infektuarve është stabile. Ai shtoi se se deri më tani kanë kryer 140 teste dhe tre prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin e ri.

Për informacionet e fundit lidhur me koronavirusin, klikoni KËTU.

XS
SM
MD
LG